Kronikë

Gjendet i vdekur një person në lumin Ibër te Leposaviqi

Policia e Kosovës raporton se në lumin Ibër, në fshatin Kamenicë të Leposaviqit, është gjetur pa shenja jete një person.

Sipas Policisë viktima është gjetur i vdekur në veturë. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë, zjarrfikësit dhe prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.