Një person është gjetur pa shenja jete të dielën mbrëma në Llapushnik të Drenasit.
Policia ka njoftuar të hënën se vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Më tej bëhet e ditur se trupi i pajetë i viktimës, me urdhër të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.