Policia e Kosovës është duke hetuar vdekjen e një burri, i cili të dielën është gjetur i shtrirë në trotuar me lëndime në kokë në Mitrovicë të Jugut.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në trotuar me lëndime në kokë. Viktima është dërguar në spitalin e Mitrovicës, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin 24-oërsh të Policisë së Kosovës.
Në vendngjarje thuhet se kanë dalë njësitet përkatëse.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë thuhet se është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.