Kronikë

Gjendet i vdekur një burrë në Gjakovë

Policia e Kosovës

FOTO: Ilustrim

Një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Gjakovë të shtunën. 

Policia e Kosovës  ka thënë se me urdhër të prokurorit, trupi është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa rasti po hetohet. 

“Gjakovë / 08.06.2024-15:00. Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.