Kronikë

Gjendet i vdekur një 63-vjeçar në Gjilan

shiriti i policisë

Foto-Ilustrim: KOHA

Një person pa shenja jete është gjetur në shtëpinë e tij në fshatin Demiraj në Gjilan pasditen e së mërkurës. 

Trupi është dërguar për obduksion, ndërsa Policia po punon për sqarimin e rrethanave të rastit. 

Rasti është iniciuar si “hetim i vdekjes” nga Prokurori i Shtetit. 

“Njësitet policore së bashku me ekipin e emergjencës nga Spitali Rajonal i Gjilanit kanë dalë në vendin e ngjarjes ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se personi mashkull kosovar i vitit të lindjes 1962 është pa shenja jete. Me vendim të Prokurorit të Shtetit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa po punohet në sqarim të rrethanave të rastit nga hetues rajonal të policisë në Gjilan”, njoftoi Policia.