Kronikë

Gjendet i vdekur një 29-vjeçar në Ferizaj, dyshohet se u vetëvra

shiriti i Policisë

FOTO: Ilustrim

Një 29 vjeçar në rrugën “Emin Duraku” në Ferizaj pasditen e së premtes dyshohet se ka bërë vetëvrasje në një mbindërtim të një ndërtese kolektive. Policia e Kosovës janë duke marrë informacione dhe janë duke e hetuar rastin.

Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës, ka thënë për KOHEN se rasti ka ndodhur rreth orës 13:00, ndërkaq Policia e Kosovës së bashku me ekipet mjekësore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e trajtuar rastin.

“Rreth orës 13:00 kemi pranuar një informacion se në rrugën ‘Emin Duraku’ në Ferizaj në një objekt banesor në ndërtim e sipër, një person, mashkull i moshës rreth 29 vjeçar, dyshohet se ka bërë vetëvrasje. Mjekët nga Qendra Emergjente e Ferizajt, në vendin e ngjarjes kanë konstatuar vdekjen e tij. Ekipe të policisë rajonale janë në vendin e ngjarjes dhe po e hetojnë rastin”, ka thënë Veseli.

Ai ka shtuar se për detaje tjera do të ketë njoftime zyrtare nga Policia Rajonale e Policisë në Ferizaj.