Policia e Kosovës njoftoi se është gjetur pa shenja jete në Prizren 26-vjeçari që po kërkohej tash e disa ditë.
Sipas njoftimit, ai është gjetur në lumin Drini i Bardhë, në afërsi të urës së fshatit Rugovë.
Policia bëri me dije se janë gjetur rrobat e viktimës dhe dokumentet personale.
“Më date 14.01.2025, rreth orës 08:20, policia është informuar se një qytetar e ka vërejtur një trup të pa jetë në lumin ‘Drini i Bardhë në afërsi të urës se fshatit Rugove. Me të marrë këtë informacion, hetuesit nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren dhe zyrtar nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Gjakovës kane dal në vend ngjarje, ku kane vërejtur një trup të pa jetë. Pas kontrollimit të viktimës nga njësit përkatëse, në rrobat e viktimës janë gjetur dokumentacion personal në emër të Arban HISARI, DL.05.06.1998 si dhe rrobat të cilat i kishte viktima, ishin të njëjtat sikur në ditën kur është raportuar i zhdukur nga familjaret, andaj besohet se trupi i pa jete është i viktimës së lartcekur”, ka njoftuar Policia e Kosovës për KOHËN.
Kërkimet për të kanë nisur javën e kaluar.