Kronikë

Gjendet e vdekur serbja që u raportua e zhdukur të mërkurën në Zveçan

Shiriti i policise

Foto ilustrim

Është gjetur e vdekur gruaja serbe e cila ka qenë e raportuar si person i zhdukur të mërkurën në Zveçan.

Viktima është gjetur në lumin Ibër në fshati Vallaq nga ekipet e kërkim-shpëtimit, ndërsa vdekja e saj është konstatuar nga mjeku përgjegjës, ka njoftuar të shtunën Policia.

Më tej bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë u është dorëzuar familjarëve.