Kronikë

Gjendet e vdekur një paciente në Ferizaj

Policia e Kosovës

FOTO: Ilustrim

Një shtetase e Serbisë është gjetur e vdekur në Ferizaj të premten.

Policia në raportin 24-orësh ka njoftuar se ajo ishte paciente, megjithatë nuk ka dhënë informacione të tjera për të.

“Policia është informuar se pacientja femër shtetase e Serbisë është gjetur pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.