Një grua është gjetur e vdekur në tarracën e banesës së saj në Pejë, të hënën.
Policia e Kosovës njoftoi për KOHËN se një i afërm i viktimës e ka raportuar rastin, ku tha se që nga e diela (27 prill), viktima s’i është përgjigjur në telefon.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Sot, më 28.04.2025, rreth orës 09:25, policia është njoftuar nga një person i afërt me viktimën, i cili deklaron se që nga data 27.04.2025 në mbrëmje, viktima nuk është duke iu përgjigjur në telefon. Policia menjëherë ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe, me urdhër të prokurorit të shtetit, e ka hapur derën e hyrjes me forcë, derisa në tarracën e banesës është gjetur një person (femër) pa shenja jete, çka është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML-Prishtinë për obduksion”, ka njoftuar zëdhënësi policor për rajonin e Pejës, Driton Rugova.