Kronikë

Gjendet e vdekur një grua në Prishtinë

Sot rreth orës 09:30 një grua është gjetur e vdekur në lagjen Ulpiana të kryeqytetit.

Rastin e ka konfirmuar për Koha.net zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Sipas saj, fillimisht është raportuar për një person të shtrirë në afërsi të një ndërtese, ku më pas vdekja e saj është konstatuar nga ekipi mjekësor.

“Sot rreth orës 09:30 kemi pranuar informatën se në afërsi të një ndërtese, në lagjen Ulpiana në Prishtinë, ndodhet një person i shtrirë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës femër. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për sqarimin e rrethanave të këtij rasti”, ka thënë Ahmeti.