Kronikë

Gjendet e vdekur një grua në garazhin e shtëpisë

shiriti i Policisë

FOTO: Ilustrim

Një grua është gjetur e vdekur në garazhin e shtëpisë së saj në fshatin Nabërgjan të Pejës të shtunën.

Nuk dihen rrethanat dhe informacione të tjera për rastin deri tash.

“Një grua është gjetur pa shenja jete në Nabërgjan të Pejës. Trupi i pajetë i viktimës është gjetur në një objekt përcjellës (garazh) të shtëpisë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit policorë dhe ekipet emergjente”, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.