Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke hetuar vdekjen e një gruaje në Ferizaj.
Ajo thuhet se është gjetur pa shenja jetë të dielën rreth mesditës.
“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.