Një grua 48-vjeçare është gjetur pa shenja jete në fshatin Raskovë të Obiliqit, rreth orës 13:00 të ditës së premte.
Sipas njoftimit nga Policia e Kosovës, pas pranimit të informatës, njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës nga ekipi emergjent mjekësor.
Rrethanat e vdekjes së saj ende mbeten të paqarta, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë duke vazhduar në koordinim me Prokurorinë kompetente.