Në valixhen e një personi që do të udhëtonte nga Aeroporti në Prishtinë janë gjetur disa fishekë arme.
Policia ka iniciuar rastin për armëmbajtje pa leje, e i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Njësiti policor gjatë kontrollit, në valixhen e të dyshuarit mashkull kosovar, ka gjete dhe sekuestruar 20 copë fishekë të armës së zjarrit. Në konsultim me prokuronin është iniciuar lënda e rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.