Policia e Kosovës ka thënë se ka gjetur dy granata dore të tjera afër parkut të qytetit të Prizrenit pasi një granatë u gjet më 4 dhjetor dhe një person u arrestua.
Njësitë për deminim kanë tërhequr granatat.
“Në vazhdën e hetimeve lidhur me rastin, policia pas pranimit të informatave, më 05.12.2024 njësia e hetuesisë bashkë me njësitë për deminim të PK-së në afërsi të parkut të qytetit kanë gjetur dhe tërhequr dy granata dore që dyshohet se janë të personit të dyshuar. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e PK-së.