Policia e Kosovës ka arrestuar një person të shtunën, nën dyshimin se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur pak ditë më parë.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Ferizaj 08.05.2023 – 08:00-12:00. Me 13.05.2023 viktima femër kosovare (e mitur) ka raportuar se më datë të cekur kishte pas marrëdhënie seksuale me të dyshuarin mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.