Kronikë

E lajmëroi në Polici se shpezët e tij kundërmonin, por i dyshuari arrestohet për armë

Pulat

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar në Pejë për mbajtje të paautorizuar të armëve. Rasti ndaj tij është iniciuar nga dikush që është ankuar se i dyshuari mbante shpezë që kundërmonin. 

Pas lajmërimit në Polici të rastit të shpezëve, i dyshuari e ka kërcënuar ankuesin. 

Policia gjatë kontrollit i ka gjetur të dyshuarit një pushkë ajrore. 

Në vendngjarje kanë dalë edhe inspektorët.

“Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Pejё, me datë 02.10.2024, rreth orёs 11:45, ёshtё njoftuar nga ankuesi se i dyshuari i cili mbante shpezё (pula dhe pata) tё cilat kundërmonin, viktima ka lajmëruar edhe inspektorët tё cilёt kanё dalё nё vendngjarje, i dyshuari i drejtohet viktimёs me fajlё kёrcёnuese”, thuhet në njoftimin e Policisë.

I dyshuari pas intervistimit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё.