Kronikë

E incizoi të dashurën derisa po flinte e i shpërndau videot në rrjete sociale, arrestohet

arrestohet

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Leposaviq ka arrestuar një të dyshuar për sulm seksual dhe fotografim e incizim të paautorizuar. 

Sipas raportit 24-orësh të Policisë ai dyshohet se e ka incizuar të dashurën e tij në kohën sa ajo ishte duke fjetur dhe i kishte shpërndarë videot në rrjetet sociale.

“Dyshohet se viktima f/s, shtetase e Serbisë  kishte shkuar në shtëpinë e të dashurit të saj m/k, i cili kishte shfrytëzuar rastin deri sa viktima ishte në gjumë  i kishe bërë disa incizime të cilat më pas i kishte shpërndarë në rrjete sociale”, thuhet në raportin e Policisë. I dyshuari thuhet se me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.