Kronikë

Dyshohet se një zyrtar i Policisë së Kosovës ka kryer vetëvrasje

Shiriti i policise

Një zyrtar policor në Komunën e Ranillugut dyshohet se ka kryer vetëvrasje.

Prokuroria Themelore në Gjilan i ka thënë KOHËS se rasti ka ndodhur të dielën, derisa dyshohet se ka kryer vetëvrasje në hyrje të stacionit policor në Ranillug me armën zyrtare.

“Me urdhër të prokurorit trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.