Kronikë

Dyshohet për një të plagosur me armë zjarri në Klinë

Plagosje

Foto: Ilustrim

Një person dyshohet se ka mbetur i lënduar nga arma e zjarrit në Klinë, ndërsa dy të tjerë nga mjetet e forta në mbrëmjen e së dielës. 

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë se rasti ka ndodhur në fshatin Jashanicë. 

Sipas tij, gjendja e të plagosurit nga arma e zjarrit është më e rënduar, teksa të tri viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor. 

“Tre persona janë të lënduar, dy prej tyre me mjete të forta, derisa një tjetër dyshohet nga arma e zjarrit. Gjendja e këtij të fundit është më e rënduar. Ata janë dërguar për emergjencën e spitalit rajonal. Rasti ka ndodhur rreth orës 22:40”, ka thënë Gashi. 

Ai tutje bëri të ditur se një i dyshuar është identifikuar, por që ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe gjendet në arrati. 

Lidhur me rastin kanë nisur hetimet.

Arrestohen dy të dyshuar për plagosjen në Klinë

1 muaj më parë / 24 shk 2025 09:38
arrestim

Dy persona janë arrestuar si të dyshuar për plagosjen e së dielës në Jashanicë të Klinës. 

Policia ka njoftuar se në këtë këtë rast, një person ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit, ndërsa tre të tjerë të lënduar nga mjetet e forta.

“Policia menjëherë i është përgjigjur rastit, ku nё vendin e ngjarjes kanё hasur njёrin nga viktimat, i cili ishte i shtrirё dhe i lёnduar. I njëjti ёshtё dёrguar nё Spitalin Rajonal nё Pejё, gjithashtu edhe tre tё lënduarit tjerё janё dёrguar në Spitalin Rajonal nё Pejё. Tё dyshuarit janё larguar nga vendi i ngjarjes nё drejtim tё panjohur, ku pas njё pune intensive tё njёsiteve policore, ёshtё arritur identifikimi dhe arrestimi i dy personave tё dyshuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Gjatё arrestimit, thuhet se janё gjetur dhe janë sekuestruar njё armё pistoletё M57, njё karikator i sё njёjtёs armë, pesё fishekё kal: 7.62mm, dy gёzhoja kal:7.62mm, njё mjet i mprehtë (brisk).

Tё dyshuarit, pas intervistimit, me urdhër tё prokurorit, janё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё.