Policia e Kosovës ka identifikuar pesë shtetas pakistanezë që po mbaheshin në një banesë me qira në Ferizaj nga një shtetas i Shqipërisë, në kuadër të hetimeve për dyshime për kontrabandim me migrantë.
Pas veprimeve policore në vendin e ngjarjes, janë gjetur shtetasit në fjalë derisa gjatë kontrollit në banesë, Policia ka gjetur dhe sekuestruar gjashtë pasaporta dhe shtatë leje qëndrimi të Qipros, një letërnjoftim pakistanez, katër pasaporta të Bangladeshit, një pasaportë të Nepalit, një letërnjoftim të Nepalit, një patentë shoferi të Pakistanit dhe një çelës veture.
“Viktimat janë dërguar në Qendrën e pritjes në Vranidoll, përderisa rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante policore, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet mes tjerash në njoftim.
Rasti është iniciuar si “Kontrabandim me migrant”.
-
U kap në flagrancë duke transportuar tre pakistanezë, arrestohet i dyshuari në Vërmicë
-
Dyshohet për kontrabandë me migrantë në Gjilan, gjenden gjashtë shtetas të huaj në një kamion
-
Arrestohet në Ferizaj një 28-vjeçar i dënuar me katër vjet burgim
-
Katër të arrestuar në dy raste të ndara të kontrabandës me migrantë
-
Arrestohet një shtetas i Shqipërisë në Prishtinë, në kamion iu gjetën migrantë nga Egjipti