Kronikë

Dyshohet për katër të plagosur në Tiranë, përfshirë një 11 dhe një 17-vjeçar

Plagosje në Tiranë / Foto: TCH

Të paktën katër persona kanë mbetur të plagosur të enjten në Tiranë, përfshirë një 11 dhe një 17-vjeçar, si pasojë e të shtënave me armë zjarri. 

Policia ka njoftuar se dy të plagosurit e tjerë janë një 19-vjeçar dhe një tjetër 34-vjeç.

“Më datë 17.04.2025, rreth orës 21:50, në spitalin e Traumës, kanë shkuar dyshohet të plagosur me armë zjarri në Lundër, shtetasit A. S., 34 vjeç, K. M., 19 vjeç, dhe dy të mitur të moshës rreth 11 vjeç dhe 17 vjeç”, ka bërë të ditur policia, raportoi “TCh”.

Prokuroria po punon në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimit të provave, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve të sulmit me armë. 

Sakaq, është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Për këtë ngjarje do të kemi informacion më të zgjeruar pas sqarimit të plotë të rrethanave të rastit, thotë policia.