Kronikë

Dyshohet për grabitje me armë në një lokal afër shkollës “Ismail Qemali” në Prishtinë

Një grabitje me armë zjarri dyshohet të ketë ndodhur të hënën në një lokal pranë shkollës “Ismail Qemali” në Prishtinë.

Burimet i kanë thënë KOHËS se një person i armatosur ka hyrë në një institucion mikrofinanciar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit,  ka arritur të marrë një sasi  të parave.

Raportohet se janë marrë rreth 330 euro. 

Siç bëhet e ditur, policia është në vendin e ngjarjes.

KOHA është në pritje të konfirmimit të rastit nga autoritetet.