Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar gjatë pasdites të së shtunës në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.
Ai dyshohet se ka tentuar të udhëtojë nga ANP-ja me dokumente udhëtimi të një shteti tjetër, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.
Policia ka njoftuar se i dyshuari, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.