Dy veturave në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë iu janë shpërthyer gomat mbrëmjen e së enjtes, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani i ka thënë KOHËS se rreth dhjetë persona janë mbledhur në një lokacion, e pas reagimit policor të njëjtit janë shpërndarë. Ai njoftoi se fillimisht është vendosur një stikers në një përmendore afër.
“Ka pas një stikers që është vendos fillimisht në një përmendore aty afër. Një masë e njerëzve është mbledh (prej rreth 10 personave) dhe kemi dy vetura që iu janë shpërthyer gomat me mjete të mprehta (nga një gomë në secilën veturë) dhe tash Policia po e heton këtë rast”, ka njoftuar Elshani.
Ai bërë me dije se deri më tani s’ka persona të dyshuar apo të arrestuar.