Kronikë

Dy të vdekur e dy të lënduar nga aksidenti në autostradë

Policia

Foto: Ilustrim

Dy persona kanë humbur jetën e tre të tjerë kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e aksidentit rrugor në autostradën “Dr. Ibrahim Rugova” të hënën.

Policia e Kosovës njoftoi se viktimat janë të gjinisë mashkullore, e me vendim të prokurorit trupat janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti po hetohet si “aksident trafiku me fatalitet”.

“Ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave dhe një kamioni, ku si pasojë dy meshkuj kosovarë kanë vdekur, po ashtu janë lënduar edhe tre meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin policor.