Policia e Kosovës ka njoftuar të enjten se dy persona kanë kërkuar ndihmë në Emergjencën e Mitrovicës pasi janë lënduar me një mjet të mprehtë.
Policia ka thënë se po merret me rastin.
Sipas hetimeve fillestare, siç ka thënë Policia, rasti nuk ka të bëjë me ndonjë konflikt mes tifozëve pas ndeshjes finale Trepça – Ylli, të cilën e fituan mitrovicasit dhe u shpallën kampion. Dyshohet se rasti ka ndodhur në palestrën "Minatori".