Dy persona janë plagosur dhe një është therur mëngjesin e së shtunës në magjistralen Prishtinë–Ferizaj, pas raportimit për të shtëna me armë zjarri.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se informatën për rastin e ka pranuar rreth orës 05:00, ndërsa njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
Sipas të dhënave fillestare, dy persona dyshohet se janë plagosur nga arma e zjarrit, ndërsa një tjetër dyshohet se është lënduar me një mjet të mprehtë.
Të tre të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.
Njësitet relevante policore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e rrethanave të rastit.