Kronikë

Dy të mitur raportohen të zhdukur në Podujevë e Fushë-Kosovë

zhdukje

Dy persona të mitur janë raportuar të zhdukur brenda 24 orëve të fundit. 

Policia ka njoftuar të dielën se bëhet fjalë për një vajzë 14-vjeçare nga Fushë-Kosova dhe një djal 16-vjeçar nga Lupçi i Poshtëm, Podujevë. 

Rastet janë raportuar në polici nga prindërit e viktimave. 

“Ankuesi ka njoftuar policinë se djali i tij 16-vjeçar ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij”, thuhet në njoftimin policor për rastin në Podujevë, që është raportuar gjatë mëngjesit të së shtunës. 

Ndërsa ai në Fushë-Kosovë, është raportuar në orët e mbrëmjes. 

“Ankuesi ka njoftuar policinë se vajza e tij 14-vjeçare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj”, thuhet në njoftim.

Për asnjërin rast nuk dihet se kur janë larguar nga shtëpia. 
Rastet janë duke u hetuar.