Kronikë

Dy të mitur kapen me armë dhe shufër metalike në Ferizaj

Dy të mitur kapen me armë dhe shufër metalike në Ferizaj

Policia e Kosovës ka ndërhyrë sot rreth orës 13:20 në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj, pasi ka pranuar informacione për dy persona të dyshuar që mund të posedonin armë dhe mjete të forta. Në kuadër të planit operativ “Stop Droga në Shkolla”, Policia ka ndaluar dy persona të mitur me inicialet R.Xh. dhe N.H.

Gjatë kontrollit të kryer në vendin e ngjarjes, te i mituri R.Xh. është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri, ndërsa te N.H. një shufër metalike.

Të dy të miturit janë shoqëruar në stacionin policor për trajtim të mëtutjeshëm të rastit.

Sipas Policisë, me urdhër të prokurorit të shtetit për të mitur, R.Xh. është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe prindit dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.

Edhe ndaj të miturit tjetër, N.H., është përpiluar një shënim zyrtar dhe është liruar, me rastin që gjithashtu do të trajtohet në procedurë të rregullt.