Një bombol gazi ka shpërthyer në një autolarje, ngjitur me një pompe të derivateve në “Veternik” të Prishtinës të premten, ku për pasojë dy persona kanë marrë lëndime trupore.
Siç raporton “KosovaPress”, njëri nga të lënduarit më rëndë është punëtor i autolarjes. Ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime më të lehta.
Në vendngjarje ka mbërritur Policia, derisa të lënduarit janë dërguar në Emergjencë për trajtim mjekësor.