Kronikë

Dy të lënduar nga aksidenti mes veturës dhe trenit në Prishtinë

Aksident

Foto: Ilustrim

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti në mes të një veturës dhe trenit në Prishtinë, në mëngjesin e së dielës.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, rasti ka ndodhur në rrugën “Ramiz Cërnica” rreth orës 7 e 30 të mëngjesit.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë në rajonin e Prishtinës, ka thënë për KOHËN se në vend të ngjarjes kanë dalë njësia e hetimeve të trafikut rrugor dhe përgjegjësit për aksidente hekurudhore, të cilët kanë kryer ekzaminimet dhe shikimin e vendit të ngjarjes.