Kronikë

Dy të lënduar në një aksident në Gurrakoc

Aksident

Foto: Ilustrim

Dy persona janë lënduar në një aksident mes dy veturave në Gurrakoc. 

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka thënë se dy të lënduarit janë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Pejës. 

“Sot rreth orës 18:40, Policia është njoftuar për një aksident i cili ka ndodhur në fshatin Gurrakoc. Në këtë aksident ishin të përfshira dy vetura dhe si pasojë e këtij aksidenti 2 persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, për tretman mjekësor”, ka njoftuar Rugova për KOHËN.