Të paktën dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë se aksidenti ka ndodhur në segmentin rrugor në Vushtrri rreth orës 12:00.
Sipas tij, në këtë aksident janë përfshirë tri vetura.
“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot rreth orës 12:00 në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë segmenti rrugor në Vushtrri. Në aksident janë përfshirë tri vetura, ndërsa lëndime kanë pësuar dy persona”, ka thënë ai.