Kronikë

Dy të lënduar në aksidentin ku mbeti e rrokullisur vetura në rrugën Prishtinë - Fushë-Kosovë

Vetura e rrokullisur në rrugën Prishtinë - Fushë-Kosovë

Vetura e rrokullisur në rrugën Prishtinë - Fushë-Kosovë

Të paktën dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur gjatë pasdites të së enjtes në rrugën Prishtinë – Fushë-Kosovë.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, ka thënë për KOHËN se në këtë aksident janë përfshirë tri automjete. 

“Sot rreth orës 16:40, në rrugën Prishtinë – Fushë-Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë tri automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona”, ka thënë ajo. 

Në pamjet e publikuara nga KOHA shihet e rrokullisur një prej veturave të përfshira në këtë aksident. 

Me rastin thuhet se po merret njësiti i trafikut.