Kronikë

Dy të arrestuar nga përleshja e të miturve në Prishtinë

Foto ilustrim

Një person është lënduar pas një sulmi me thikë të premten në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë. Atë e sulmuan disa të tjera, ndërsa Policia e Kosovës deri tani ka identifikuar dy persona. Njëri u arrestua menjëherë pas rastit, ndërsa arrestimi i të dytit ndodhi të shtunën.

Policia i ka thënë KOHËS se ndaj të dyshuarve janë iniciuar procedurat përkatëse në gjykatë.

Përleshja kishte ndodhur në orën 14:00 dhe i lënduari me armë të ftohtë ishte dërguar në spital për trajtim mjekësor.

KOHA ka në dispozicion pamjet nga rasti në fjalë ku një i mitur shihet teksa sulmohet nga disa të tjerë.