Kronikë

Dy të arrestuar në Prishtinë, dyshohen për tentimvrasje

Dy persona janë arrestuar të shtunën në Prishtinë nën dyshimin për veprën “vrasje në tentativë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Rasti kishte ndodhur një ditë më parë në lagjen “Kodra e trimave” në kryeqytet.

Një prej të arrestuarve, 38-vjeçar, A.I., është dërguar në paraburgim për 30 ditë, pasi kishte shkelur aktvendimin e gjykatës për arrest shtëpiak.

I dyshuari tjetër, 32-vjeçari P.S., pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.