Dy taksistë kanë rrahur një taksist tjetër në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”, pas një mosmarrëveshje për shërbimet me pasagjerë.
Siç ka njoftuar Policia, viktima kishte shkuar në aeroport për të marrë disa pasagjerë e më pas është sulmuari. Ai është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
Dy të dyshuarit, pas intervistimit, janë dërguar në mbajtje.