Kronikë

Dy raste të gjuajtjes me armë zjarri në ahengje të shtunën në Kosovë

Ilustrim

Ilustrim

Policia e Kosovës ka raportuar të dielën për dy raste të gjuajtjes me armë zjarri në ahengje, në 24 orët e fundit.

Në raportin 24-orësh thuhet se në Shtime është arrestuar një burrë, pasi që kishte shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në një aheng familjar ka shtënë me armë zjarri në ajër. Pistoleta me gaz është sekuestruar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq rasti tjetër është raportuar në Prishtinë, ku është arrestuar po ashtu një burrë i cili kishte shtënë në ajër me armë zjarri në një aheng.

“Pistoleta me gaz, pesë gëzhoja dhe dy fishek janë sekuestruar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.