Kronikë

Dy persona raportojnë se u kërcënuan, njëri thotë se shtinë me armë drejt shtëpisë së tij

Policia

Foto: Ilustrim

Dy persona janë ankuar në stacionin policor në Podujevë se janë kërcënuar.

Njëri prej tyre ka thënë se i është dërguar një mesazh kërcënues, ndërsa tjetri ka thënë se shtëpia e tij është gjuajtur me armë.

Policia ka nisur hetimin e rastit.

“Ankuesi mashkull kosovar bashkëpunëtor me ankuesin tjetër mashkull kosovar ka raportuar se përmes mesazhit nga një person i panjohur ka pranuar një mesazh i cili kishte kërkuar një shumë parash dhe një kërcënim, ndërsa ankuesi tjetër njofton se shtëpia  e tij ishte goditur nga disa plumba të armës ku si provë materiale janë gjetur dhe konfiskuar 13 copë gëzhoja të armës”, thuhet në raportin 24-orësh.