Një person nga lagja “Ulpiana” në Prishtinë ka njoftuar se dy të dyshuar meshkuj me maska anti- Covid kanë hyrë në banesën e tij dhe përmes kanosjes duke e mbështetur viktimën për muri kanë arritur t’i marrin para të gatshme dhe dokumente personale.
Nuk raportohet për të lënduar. Rasti është nën hetime.