Kronikë

Dy persona hodhën një bombë në kopshtin e një shtëpie në Isniq

Policia

Foto: Ilustrim

Dy persona dyshohet se kanë hedhur një bombë në kopshtin e një shtëpie në fshatin Isniq të Deçanit në orët e para të së hënës. 

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, në endin e ngjarjes në cilësi të provës materiale është gjetur dhe konfiskuar një dorezë që dyshohet të jetë e bombës se dorës. 

Nuk raportohet për të arrestuar apo të lënduar. Rasti ka është trajtuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm. 

“Raportohet se dy persona të dyshuar me një motoçikletë (skuter), në kopshtin e një shtëpie kanë hedhur një bombë dore. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provës materiale është gjetur dhe konfiskuar  një dorezë që dyshohet të jetë e bombës se dorës. Nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale”, thuhet në raportin e Policisë.