Kronikë

Dy persona arrestohen në Aeroport, dyshohen për falsifikim dokumentesh

Dy persona janë arrestuar të enjten në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, nën dyshimin për falsifikim dokumentesh.

Policia e Kosovës s’ka dhenë detaje të tjera për rastin. E.C. dhe D.A. janë arrestuar gjatë kontrollit dhe verifikimit të dokumenteve të nevojshme për kalimin e kufirit.

Për rastin është njoftuar prokurori. Të arrestuarit, me urdhër të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.