Dy këmbësore kanë pësuar lëndime pasi janë goditur nga një veturë në lagjen “Ulpiana” të Prishtinës.
Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, tha se të lënduarit janë dërguar në QKUK.
“Në ora 13:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ Prishtinë. Në aksident është përfshirë një veturë dhe dy këmbësor/e. Është njoftuar edhe ekipi mjekësor emergjent, të cilët kanë transportuar për në QKUK dy të lënduarit. Policia është duke bërë matjet dhe shikimin e vendit të ngjarjes”, ka thënë Krasniqi për KOHËN.