Dy iranianë kanë kërkuar azil në Kosovë, por kanë paraqitur pasaporta që nuk ishin në rregull.
Të dy janë ndaluar në aeroportin e Prishtinës gjatë kontrollit të dokumenteve.
I pari ka prezantuar një pasaportë të Portugalisë që dyshohet se është keqpërdorur. I njëjti ka kërkuar azil në Kosovë.
Kurse, personi i dytë ka prezantuar një pasaportë të Kanadasë që dyshohet se është keqpërdorur po ashtu.
Pasaportat e tyre janë konfiskuar dhe iu është shqiptuar gjobë. Të dyshuarit janë identifikuar me pasaportën e Iranit.