Kronikë

Dy granata dore gjenden në një fushë në Malishevë

Granatë dore

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy granata dore janë gjetur në një fushë në fshatin Lladroviq në Malishevë. 

Sipas Policisë ato janë asgjësuar nga njësia për deminim e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). 

“Raportohet se në një fushë janë gjetur dy granata dore. Njësia policore ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa njësia për deminim të FSK-së ka bërë asgjësimin e granatave të dorës në mënyrë të kontrolluar”, thuhet në raportin e Policisë.