Një grua është sulmuar seksualisht nga dy persona në Shtime, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.
Sipas njoftimit, vepra penale është kryer më 1 prill, ku të dyshuarit janë arrestuar dhe më pas janë dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si “sulm seksual”.
“Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar seksualisht nga dy të dyshuar meshkuj kosovar. Lidhur me rastin dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin policor.