Dy persona të moshës 25-vjeçare kanë vdekur pas një aksidenti mbrëmjen e së martës në Leposaviq, ka konfirmuar Policia e Kosovës për ‘Kossev’. Një tjetër ka mbetur i lënduar rëndë.
Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, një Audi dhe Peugeot.
Sipas Policisë, vetura Audi me tabela të Beogradit ka kaluar në shiritin e kundërt të trafikut dhe është përplasur me Peugeotin. Të dy shoferët vdiqën si pasojë e lëndimeve të rënda.
M.B. (1999) dhe Đ.M. (1999) janë inicialet e viktimave të aksidentit. Trupat e tyre janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
I lënduari rëndë po trajtohet në Spitalin e Mitrovicës.