Një shtëpi është djegur në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë, të martën, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Në njoftimin e Policisë për KOHËN, thuhet se incidenti u shënua në orën 12:30, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit.
Nuk është raportuar për të lënduar. KOHA ka siguruar pamje të djegies së shtëpisë.
{gallery}
“Sot rreth orës 12:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në lagjen ‘Ulpiana’ në Prishtinë, ku është duke u djegur një shtëpi. Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. Deri tani nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar”, thuhet në njoftim.